` . Zidane me Realin deri në vitin 2020 - TV SHENJA

Zidane me Realin deri në vitin 2020

Zinedin Zidane zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Realin e Madridit deri në vitin 2020. Lajmi është bërë i ditur në konferencën për media përpara El Klasikos së parë të Super Kupës së Spanjës. Paga e trajnerit francez do të dyfishohet nga 4.3 milionë euro në 8 milionë euro në vit, mirëpo për këtë do t’i duhet të përmbushë objektivat e vendosur nga klubi.

Drejtuesi e Realit e vlerësojnë maksimalisht punën e Zidanit, me këtë të fundit i cili ka fituar 6 tituj deri më tani, dy trofe të Çampionsit, dy Super Kupa të Evropës, një titull të La Ligas dhe trofeun e Botërorit për klube. Suksese këto të arritura në vetëm 20-të muaj, me francezin i cili klasifikohet edhe si një katër trajnerët me më shumë trofe të fituar në historinë 115 vjeçare të Realit të Madridit.

Postime të Ngjajshme