` . Zhduket gazetari që hulumtonte vrasjen e Ivanoviqit – TV-SHENJA

Zhduket gazetari që hulumtonte vrasjen e Ivanoviqit

Stefan Cvetkoviq, gazetari i cili po hulumtonte vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, po kërkohet nga policia serbe pasi vetura e tij u gjet e braktisur. “Në stacionin policor në Bella Crkva mbrëmë është denoncuar një veturë e parkuar Pollo, me derë të hapur dhe drita të ndezura”, ka deklaruar Ministria e Brendshme serbe. Rasti është raportuar në Prokurori dhe policia po e kërkon atë në mënyrë intensive. Cvertkoviq ka punuar në raportet e vrasjes së politikanit serb nga Kosova Oliver Ivanoviq dhe në maj të këtij vitit, u mbajt në vendkalimin kufitar Jarinjë dhe është dërguar në stacionin policor ku është marrë në pyetje. Në shkurt ka mbajtur pres konferencë në Boegrad me titull “Sa kushton likuidimi në veri të Kosovës”, ku ka treguar fotografi të personave që, sipas tij, kanë qenë të përfshirë në likuidimin e Ivanoviqit. Sipas gazetarit, atentati është paguar 40 mijë euro.