` . Zhbogar takohet me drejtuesit e Lëvizjes BESA, diskutohet për zhvillimet politike - TV SHENJA

Zhbogar takohet me drejtuesit e Lëvizjes BESA, diskutohet për zhvillimet politike

Kryetari i Lëvizjes BESA,  Bilall Kasami, së bashku me deputetët, Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, u takuan me ambasadorin e BE-së në Maqedoni,  Samuel Zhbogar. Në këtë takim miqësor është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe funksionimi i punës së Parlamentit.

Kasami e njoftoi Zhboagarin për rolin e Lëvizjes BESA si opozitë konstruktive. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Postime të Ngjajshme