` . Zhbogar: Rasti “Zhvatja”, dëshmi e sundimit të drejtësisë - TV-SHENJA

Zhbogar: Rasti “Zhvatja”, dëshmi e sundimit të drejtësisë

Ambasadori i BE-së, Samuell Zhbogar ka deklaruar se zhvillimet e fundit me rastin “Zhvatja” nuk duhet të kenë pasoja mbi perspektivën euroatlantike të vendit.
“Vlerësoj se veprimet e Prokurorisë Publike janë demonstrim për funksion të sundimit të drejtësisë. Vet fakti se Prokuroria fillon të punon për raste të korrupsionit, dhe jo vetëm PSP, dëshmon se ka përparim dhe kjo është mirë”, ka deklaruar Zhbogar sot në Sllatinë.
Ai ka porositur se PSP në vitet e kaluar ka kryer shumë punë të mirë dhe atje ka profesionistë të shkëlqyeshëm.
“Pres që liderët politik, të cilët shpresoj se do të takohen nesër do të gjejnë zgjidhje për të ardhmen e PSP-së në kuadër të Prokurorisë Publike”, ka thënë Zhbogar. /SHENJA/