` . Zhbogar: Largohuni nga lajmet e rrejshme! – TV-SHENJA

Zhbogar: Largohuni nga lajmet e rrejshme!

Sipas euroambasadorit Samuel Zhbogar vërehen shenja pozitive në përmirësimin e situatës në media. Zhbogar së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi kanë marrë pjesë në debatin me temë “Si të informohemi dhe si të jemi të informuar”. Ai mes tjerash theksoi se është ulur presioni ndaj medieve dhe se të njëjtat nuk financohen nga Qeveria. Sipas Zhbogar është shumë e madhe dhe sfidë serioze sasia e informacioneve që në përditshmëri i pranojmë përmes telefonit celularë dhe rrjeteve sociale, sidomos kur çdo herë e më shumë bëhen lajme të rrejshme, dezinformata dhe të ngjashme.

Samuel Zhbogar, euroambasador
“Që të përballemi me këto fenomene, është thelbësore që të ketë saktësi të informacioneve, por dhe duhet parë se sa ne jemi përgjegjës kur ndajmë informacione, madje edhe përmes rrjeteve sociale. Liria e të menduarit dhe shprehjes në vete mbartin përgjegjësi por edhe kufizime që të mos thyejmë privatësinë, të mos përdoren  fyerje dhe të ngjashme. Është demokratike që të dëgjohet mendimi i tjetrit dhe të polemizohet dhe të debatohet”.

Ajo që duhet bërë në të ardhmen sipas panelistëve në debat është zhvillimi i mendimit kritik edhe atë jo vetëm në media por edhe nëpër shkolla. Edhe ministri Ademi ndanë të njëjtin mendim. Ai thotë se duke u zhvilluar debate të këtilla nëpër shkolla, fëmijët do të jenë ata që në të ardhmen do të ndryshojnë këtë gjendje në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit
“Është tejet e rëndësishme të zhvillohet mendimi kritik tek nxënësit tanë edhe atë që nga mosha e re sepse vetëm kështu ata do të rriten duke u bërë individë dhe për tu bërë pjesë e gjeneratave të tëra të cilët do të kenë mundësi që të korrigjojnë gjendjen aktuale në të gjitha sferat ee shoqërisë, rrespektivisht vetëm kështu ata mund të bëhen pjesë ose kreatorë të drejtëpërdrejtë të ndryshimeve për një të nesërme më të mirë”.

Ky debat është pjesë e tri projekteve  dedikuar lirisë së shprehjes, i cili finansohet nga Bashkimi Evropian. Emine Ismaili /SHENJA/

Zhbogar: Largohuni nga lajmet e rrejshme!