` . Zgjedhjet lokale, edhe pak kandidatura për t'u zyrtarizuar - TV-SHENJA

Zgjedhjet lokale, edhe pak kandidatura për t’u zyrtarizuar

Partitë politike kanë kohë që më së voni deri nesër të dorëzojnë të gjitha kandidaturat për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Së fundmi Partia Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ka zyrtarizuar kandidaturën e Idriz Oranës për kryetar të komunës së Çairit për zgjedhjet e 15 tetorit, kurse për bartës liste të Këshilltarëve, është zgjedhur Qemal Neziri.
Bashkimi Demokratik për Integrim as mbrëmë nuk ka marë vendim për kandidatin me të cilin do të garojë në Komunën e Tetovës. Ndërkohë që pretendente seioze për të garuar për një mandat të dytë në këtë qytet, mbetet kryetarja e deritanishme, Teuta Arifi. Nga BDI dje kanë konfirmuar se janë në bisedime me LSDM-në për koalicion në disa komuna, ku siç theksojnë ata, shqyrtojnë mundësinë për caktimin e kandidatëve të përbashkët.
Lëvizja BESA mbrëmë ka rrumbullakuar listën e të gjithë kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunal me caktimin e kandidatëve në Strugë ku do të garojë me Lavdrim Elmazin dhe në Saraj me Bashkim Bakiun.
Ndërkohë që Aleanca për Shqiptarët për sot pasdite ka thirrur Kuvendin Qendror në të cilin do të caktojë edhe kandidatin për Komunën e Sarajit si dhe do të konfirmojë listën e plotë me të gjithë kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë komunal.
Kujtojmë se BDI ka zyrtarizuar emrat e një pjese të kandidatëve që do të garojnë për keyetarë të komunave në zgjedhjet e 15 tetorit edhe atë, kandidat i BDI-së për Gostivar është kryetari i deritanishëm Nevzat Bejta, Fatmir Dehari Kërçovë, Fatmir Izairi Zhelinë, Visar Ganiu Çair, Blerim Bexheti Saraj dhe Femi Jonuzi Studeniçan. Lëvizja BESA në Tetovë do të garojë me kryetarin e partisë, Bilall Kasami, në Çair me Zeqirija Ibrahimin, Asaf Ademi Gostivar, Ali Ismaili- Haraçinë, Xhemail Çupi Dibër, Selatin Jusufi Bërvenicë, Shaban Zendeli Likovë, Rexhep Memedi Studeniçan, Minur Asani Bogovinë dhe Blerim Sejdiu në Zhelinë.
Aleanca për shqiptarët deri më tani ka zyrtarizuar kandidatët për kryetarë të disa komunave edhe atë, Zijadin Sela Strugë , Arben Taravari Gostivarë, Adnan Aziri-Tetovë, Arben Agolli Dibër, Isen Shabani Vrapçisht, Albon Xhemaili Bogovinë, Bekim Avuzi Likovë, Haraqinë Isen Ramadani, Çair Faruk Avdiu, Reshat Aliu Zhelinë, Mexhit Ymeri Studeniçan, Bervenicë Nasuf Sinani dhe në Tearcë Nevzat Veliu.
PDSH në Tetovë do të kandidojë me Bardhyl Dautin, Çair me Idriz Oranën, Likovë Bardhyl Destani, Studeniçan Azem Sadiku, Vrapçish Sami Aliu, Bogovinë Elvir Iseni, Tearcë Ruhan Iljazi, Zhelinë Sali Ajdini dhe në Dollnen me Eroll Abdiun.
BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë arritur marëveshje që në Komunën e Gazi Babës dhe atë të Manastirit të garojnë me listë të përbashkët për këshilltarë.
Ajnur Bafqari /SHENJA/

Postime të Ngjajshme