` . Zekolli: S’kemi kapacitet për të dalë nga kriza - TV-SHENJA

Zekolli: S’kemi kapacitet për të dalë nga kriza

Kur të shihet kapaciteti, cilësia dhe mentaliteti i personave që janë të përfshirë në skenën politike, dhe atë nga të gjitha anët, tregon se askush prej tyre nuk ka kapacitet, përgatitje, përgjegjësi dhe vetëdije për misionin që duhet ta kryej si politikan. Kështu u shpreh ish diplomati Arsim Zekolli, në një intervistë për Radion Europa e Lirë.

 “Shohim çdo javë ndryshon turni i diplomatëve të huaj dhe përfaqësuesit e tyre lokal të cilët premtojnë ose japin shpresë për zgjidhjen e krizës nëpërmjet takimeve. Konkretisht me një lider të cilin me veshët tanë kemi dëgjuar se si përgatit veprime kriminale, thekson komente raciste dhe me të dytin i cili poashtu është provuar në veshët e opinionit se si flet për marrëveshje kriminale dhe i treti që tashmë është paraqitur në kundërshtim me të vërtetën dhe me një qëndrim shumë fleksibil ndaj premtimeve të dhëna, dhe pastaj nuk i përmbush si dhe një njeri i cili në mënyrë vullnetare vendoset në ndihmës të shërbimeve sekrete.”, ka deklaruar Arsim Zekolli, ish diplomat.

Ai shtoi se derisa flitet me ata njerëz, dhe dilet nga takimi me ta ku është folur për zgjedhje, restartim të proceseve, për kthim të demokracisë dhe sundimit të ligjit, në fillim tingëllon shumë serioze. Por pas pas stërzgjatjes për dy vite, kjo tingëllon qesharake, dhe pas një kohe të caktuar vetëmse ka provokuar qytetarët dhe logjikën e tyre.

“Në më shumë biseda vërej një dozë të depresionit, dëshpërimit, madje edhe apatisë e cila sundon në shoqëri. Unë nuk e quaj kështu, por e quaj si një proces i pjekjes dhe përballjes me më shumë dimensione dhe thellime të krizës, kjo nuk mund të nënkuptoje diçka negative, por pikërisht pjekje, kuptojmë se kriza është ende larg zgjidhjes dhe se ka më shumë shanse që të futemi në aspekte tjera të zhvillimit të saj, por me disa leksione të mësuara. Sidomos në këtë vit, edhe pse, fatkeqësisht duhet si i bujshëm, gjegjësisht përsëritje e të gjitha përvojave, pozitive dhe negative nga viti i kaluar.”, ka deklaruar më tej Zekolli.

Ai theksoi se për të është e papranueshme teza që një popull të jetë i destinuar të jetë i bindur, i qetë dhe i nënshtruar ndaj Qeverisë.

Ajnur Bafqari /SHENJA/


Zekolli: S’kemi kapacitet për të dalë nga kriza by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme