` . Zbulohet një rrjet tunelesh i terroristëve – TV-SHENJA

Zbulohet një rrjet tunelesh i terroristëve

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), janë zbuluar përsëri tunele të organizatës terroriste PYD/PKK në zonën përreth fshatit Shejda në rajonin Raxhu, në perëndim të Afrinit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

ULS ka kryer kontrollin në sistemin e tuneleve i cili lidh me njëri-tjetrin disa tunele, pozicione e kulla vrojtimi të ndërtuara me beton në kodrat përreth fshatit Shejda, i cili u morr nën kontroll nga organizata terroriste si rezultat i konflikteve të ashpra.

Mësohet se në rajon tuneli nën tokë ka një lartësi dhe gjerësi 2 metra. Tuneli i cili është i ndërtuar pothuajse tërësisht me betonarme lidh me njëra-tjetrën kullat e vrojtimit dhe pozicionet e fortifikuara të zjarrit. Brenda tunelit gjithashtu ndodhen hapësira që përdoren për jetesë, për të depozituar armë dhe pajisje të ndryshme.