` . Zbulohet Ferrari i 2017-ës, SF70-H – TV SHENJA

Zbulohet Ferrari i 2017-ës, SF70-H

Prezantohet makina e re e Ferrarit SF70-H për botërorin e 2017-ës në Formula 1. Jo rastësisht njëvendëshja italiane u zbulua për publikun me rastin e 70-vjetorit të kokëkuqes.

Në skenë u ngjitën gjithashtu tre pilotët e Ferrarit, Kimi Raikkonen, Sebastian Fettel dhe Antonio Giovinazzi, në krah të të cilëve ishte shefi iskuadrës Maurizio Arrivabene. Te makina e re dallohet një e kuqe më e fortë krahasuar me sezonet e fundit.

Vetëm anësoret e pjesës së përparmë dhe përgjithësisht pjesa e pasme, kanë një miks ngjyrash, e bardhë, e kuqe dhe e jeshile.

Sigla SF70-H përvecse tregon motorin hibrid, të kujton edhe 70-vjetorin e Ferrarit.

Turiri i makinës zbret menjëherë drejt anësoreve në vijë të drejtë dhe pa harkime. Mjaft të rëndësishme pjesët anësore, aq hapura sa të krijojnë përshtypjen se i përkasin një trupi tjetër.

Pas pilotit nis një fletë e bardhë shumë e hodhë, që ka të stampuar një shirit tringjyrësh.

Ferrari është gati për startin e sezonit të ri, për të qenë një rival i denjë i Mercedesit, makinës dominuese në vitet e fundit.

Postime të Ngjajshme