` . “Zbulohet” arsyeja pse Ozili nuk po luan me Arsenalin - TV-SHENJA

“Zbulohet” arsyeja pse Ozili nuk po luan me Arsenalin

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Charlie Nicholas, ka thënë se mesfushori Mesut Ozil nuk është stërvitur mjaftueshëm, andaj nuk po luan në formacionin e parë.

Ozil nuk është duke luajtur në fanellën e “Topçinjve”, për shkak se nuk është në formën e duhur.

I të njëjtit mendim është edhe Nicholas, i cili beson që arsyeja kryesore është se gjermani nuk po trajnohet mjaftueshëm.

“Emery e di që nuk po trajnohet shumë, kjo është arsyeja pse nuk është në formacionin e parë. Është akoma aty dhe mund të luajë në të ardhmen”, deklaroi ai.

Arsenali dje u mund nga Sheffield United 1:0, në kuadër së javës së nëntë në kampionatin anglez, ndërsa Ozili nuk ishte fare pjesë e skuadrës