` . Zbulohen fosilet e dinozaurit më të madh - TV-SHENJA

Zbulohen fosilet e dinozaurit më të madh

Në Argjentinë janë zbuluar fosilet e dinozaurit që mendohet se është më i madhi që ka jetuar dikur në botë, transmeton AA.

Informacionet më të detajuara në lidhje me këtë zbulim janë publikuar në revistën “Proceedings of the Royal Society B”.

Distanca prej bishtit e deri në kokën e dinozaurit barngrënës është vlerësuar se ka qenë 35 metra dhe pesha 76 tonë.

Dinozauri fosilet e së cilës janë gjendur në vitin 2012 në jug të Argjentinës, është emërtuar “Patagotitan mayorum”.

Sipas ekipit hulumtues që ka shqyrtuar fosilet, supozohet se ky dinozaur është i të njëjtës familje të Brontozarus dhe Diplodokus.

Postime të Ngjajshme