` . Zbrapsja e grusht-shtetit, Erdogani dhe shqiptarët - TV-SHENJA

Zbrapsja e grusht-shtetit, Erdogani dhe shqiptarët

Shkruan: Abdylvehab Ejupi

Mbrëmja e së  premtes dhe orët e para të së  shutnës së  15-16 Korrikut të  vitit të  kaluar (2016) është  ajo që do të jeton gjatë në kujtimet e popullit hero turk dhe gjithë  dashamirësit e tijë  dhe të lirisë  e demokracisë, si një moment i lavdishëm mes shumë vështirësive dhe sfidave të mëdha të  pandërprera në historinë e saj moderne. Shpejt dhe si rrufeja u përhap lajmi dhe u bë e njohur në të gjithë botën se një pjesë e gjeneralëve të ushtrisë, pjesë  e shtetit paralel dhe grupit terrorist FETO, kishte filluar një grusht-shtet të egër për të rrëzuar qeverinë dhe presidentin e Turqisë , R.T. Erdogan, por që  fatmirësisht ky aksion famëkeq, kishte dështuar pa fat, gjegjësisht ishte zbrapsur heroikisht dhe si askund tjetër, nga populli turk.

Rrjedha e ngjarjeve, fajtorët kryesorë, rrjetet e brendshme dhe të jashtme të përfshira dhe arsyet për dështimin e saj do të vazhdojnë të tregohen dhe të rishikohen, dhe në  gjithë  këtë  vorbull ngjarjesh komplekse kemi vetëm një fakt të qartë, që  nuk vihet në  dyshim dhe që  shënoi gjithë  këtë  marshim, e ajo është : mbrëmje kur populli i Turqisë në  Stamboll, Ankara, Izmir, Konja e gjetiu, me një  videocall prej vetë m 12 sekondëshe dhe thirrje popullit për dalje nga shtëpitë  dhe mbrojtje të  vatanit nga ana e presidentit Erdogan, populli turk duke iu përgjigjur pozitivisht presidentit, doli në  rrugë , mbushi sheshet, kështu trimërisht dhe heroikisht u bashkua fuqishëm për të mposhtur tanket, aeroplanët luftarakë dhe automjetet e blinduara të  ushtrisë  së  armatosur deri në dhëmbë , kështu për ta zbrapsur atë  dhe për të  qenë  pishtarë  dhe heronjë  të  demokracisë së tyre.

Pasplani gjeopolitik dhe hipokrizi e Perëndimit!

Grushti i dështuar në Turqi vitin e kaluar ishte një tërmet politik dhe gjeopolitik, pasi ai ka potencialin për të ndryshuar rrënjësisht Lindjen e Mesme, NATO-n dhe potencialisht balancën e pushtetit global. Nga Baltiku në Ballkan, nga Deti i Zi në  Egje e Lindje të  Mesme lufta e ftohtë  në  sistemin ndërkombëtar multipolar vetëmse po del në pah qartë  e më  shumë. Në  këtë  konstelacion rreshtimesh dhe ngjarjesh Turqia bart pozicion qendror, apo është  heartlandi. Nga këtu, cfarë  pozicionimi do të  marrë  Turqia, andej edhe do kalon fuqia dhe do të  peshon më  rëndë  hegjemonia. Në  rast të  suksesit eventual të  grusht-shtetit vitin e kaluar, seriozisht do ta ndryshonte edhe tërë  strukturën e marrëdhënieve ndërkombëtre. Pranvera Arabe, përgjithësisht e filluar nga impakti i imazhi pozitiv të  Turqisë  në  vendet Arabe, me paradigmën e saj të  komplementaritetit mes Islamit dhe Demokracisë , përskaj dështimit katastrofal që  po përjeton aktualisht, në  rast të  suksesit të  pucit ushtarak, përfundimisht do të  humbte edhe frymën e saj, e me këtë  edhe shpresen për ndryshime demokratike në  Lindje të  Mesme, që  po përjeton agoni dhe tragjedinë  njerëzore, humanitare, politike e ekonomike.

Grushti i dështuar i vitit 2016 në Turqi do të ketë pasoja të përhershme që do të ndikojnë vitet dhe dekadat që  do të  pasojnë . Me Turqinë, që tani po thyen në mënyrë të qartë aksin SHBA-NATO-BE, është më se e parashikueshme që ajo të kërkojë të përmirësojë raporte me Rusinë dhe Kinën, të vendosura në kampin jo-perëndimor të tipizuar nga BRICS, strategjia One Belt One Road të  Kinës, Banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë, etj, kështu duke zgjeruar rrezet e manovrimit të  saj gjeopolitik dhe duke mos u betonizuar plotësishtë në asnjërën nga ato, por duke ruajtur balancin dhe duke balancuar mes gjithë  këtye palëve. Dështimi i grushtit të shtetit është padyshim një dështim për SHBA dhe aleatët e saj Europian që shohin në Erdogan një rival e kundërshtar, jo një partner, që  më  tepër kujdesen për fatin e pucistëve antidemokrat, sesa për mbështetjen/fitoren e demokracisë në Turqi. Problemi ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë, se Erdogani nuk luan sipas rregullave; rregullve të  vendosura nga SHBA. Dhe me këtë grusht-shteti në  mënyrë  indirekte/passive të mbështetur nga SHBA, Erdogani bëhet edhe më i fortë. Sigurisht, shumë netë pa gjumë pasojnë  për planifikuesit strategjik në Uashington.

Shqiptarët dhe Turqia

Teksa po shënohet përvjetori i parë  i zbrapsjes së  grusht-shtetit në  Turqi, ngjashëm si vitin e kaluar edhe tani po shohim opinione gjithfarëshe, që nga ato që po vajtojnë pse grusht-shteti dështoi e deri te ata që “habiten” pse shqiptarët e kanë ndjekur dhe ndjekin me kaq kujdes dhe dhimbje këtë ngjarje në Turqi, përshtypje të bëjnë ca që shiten për mendjehapur e liberalë, ndërsa janë turkofobë e islamofobë, sepse nuk pushojnë duke alarmuar sa e dëmshme qenka për shqiptarët Turqia dhe respekti që kanë ata për presidentin turk Erdogan. Duke parë këtë gjendje, këtu po e bëjmë një analyzë  të  shkrurtë r në  lidhje me cë shtjet si shqiptarët, Turqinë , grusht-shtetin dhe Erdoganin.

Grusht-shtetet dhe Erdogani

Pas sulmeve të 11 shtatorit, të gjithë – përfshirë edhe erdoganofobët e sotëm – ishim të gjithë në ujdi se SHBA-të bënë mirë me sulmin në Afganistan, madje u pajtuam që forcërisht e hoqën edhe diktaturën e Sadam Husejnit. Dhe, krejt këtë e arsyetonim dhe argumentonim me atë se SHBA-të janë të rrezikuara dhe duhet ta mbrojnë veten e tyre. Në këtë frymë e kemi arsyetuar ose, së paku, e kemi heshtur burgun Abu Graib ose atë në Guantanamo. Personalisht, megjithëse kam pasur vërejtje, kam qenë dakord. Dhe, këtë e kemi bërë duke u mbështetur mbi parimin se siguria është mbi lirinë. Por, kur një sulm i tillë i ndodhë Turqisë, kur ia ndezin ushtrinë kundër institucioneve shtetërore, ndërsa populli turk me gjoks del e mbron vullnetin e vet demokratik, lirinë e vet, po këta opinionistë dalin e akuzojnë se paska arrestuar shumë gjeneralë, shumë gjykatës etj. Kjo, po të mos quhej hipokrizi, së paku flet për standarde të dyfishta. Poashtu në këtë  frymë po mbyllen sytë e të gjithë “demokratëve” perëndimorë  e “luftëtarëve” shqiptarë  për “demokraci” përpara President pucist – Sisi të  Egjiptit, i cili masakroi mijëra njerëz në  një  ditë dhe me komplot e përkrahjen direkte të  Perëndimit mori fronin në duart e tije, tani i njejti me aq elegancë, ngrohtësi e buzeqeshje po mirëpritet nëpër sallonet diplomatike Perëndimore, pa kërkuar llogari nga ai për vrasjet, krimet, burgosjet e qindra  mijëra qytetarëve që  kundërshtojnë  atë , për varfërimin ekstrem të  popullatës së  tijë.  Mjerim!

Erdogani dhe shqiptarët

Dhe, për fund, cili është dëmi që kanë shqiptarët nga admirimi ndaj Erdoganit? Çfarë humbim ne si komb? Një lider që i ka mbështetur shqiptarët në çdo gjë, që nga njohja dhe beteja për njohjen e Kosovës, pastaj mbështetja e Shqipërisë, për të cilën është thellë mirënjohës kryeministri Rama, por edhe përfitimet e pushtetit lokal të shqiptarëve në Maqedoni, nuk meriton që të dalin disa të hurit e të konopit ta akuzojnë për autokraci, islamik e blla-blla-blla. Po cili lider tjetër ballkanik ka qenë kaq pranë shqiptarëve? Dhe, cila ka qenë humbja e shqiptarëve nga kjo? Prandaj, edhe sikur të ishte Erdogani ashtu siç propagandojnë disa media që paguhen për atë qëllim, neve shqiptarëve duhet të na vijë turp ta akuzojmë. Shkurt thënë,  derisa shqiptarët përfaqësohet nga Ali Ahmeti e Musa Xhaferi, Erdogani do të jetë lideri i pakontestueshëm i tyre; derisa një hoxhë i Tiranës bën boom në Shkup, është e natyrshme që politikan që i përfaqëson këta myslimanë nuk mund të jetë Blerim Bexheti apoArtan Brubi, por Erdogani; derisa e kemi arsyetuar Xhorxh Bushin për sulmet në mbrojtje kundër talebanëve dhe sadamëve, do të duhet ta arsyetojmë edhe sulmin që ai e bën ndaj organizatës që ai e quan terroriste të Fethullah Gylenit dhe, në fund, derisa në këto 15 vite kemi regjistruar vetëm akte miqësie nga Erdogani, janë të paarsyeshme thirrjet për erdoganofobi. A është mirë kjo apo jo, është temë tjetër, por gjendja është kjo dhe vetëm të verbrit nuk e shohin këtë.

Postime të Ngjajshme