` . Zaev urdhëron: Të largohen të punësuarit me nepotizëm (Video) - TV-SHENJA

Zaev urdhëron: Të largohen të punësuarit me nepotizëm (Video)

Të gjithë të punësuarit të cilët nga komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit janë konstatuar se janë punësuar përmes nepotizmit dhe ndikimit të funksionarëve shtetëror apo qeveritar, t’u ndërpritet marëdhënia e punës. Ky është urdhëri i kreut të Qeverisë, Zoran Zaev, i cili tha se pas 5 majit do të kërkojë përgjegjësi profesionale dhe politike edhe nga bartësit e institucioneve dhe ministrat kompetent që mund të jenë përfshirë në këto raste të nepotizmit.

Zoran Zaev, kryeministër
“Përfundimisht kemi system që funksionon, mund të na pëlqejë ose jo neve politikanëve, por antikorrupsioni dëshmoi se është sitem. Atje tani kemi komente konkrete ku nuk ka nepotizëm dhe kemi edhe komente ku ka pasur ndikim apo nepotizëm. Prej këtu jam urdhër të drejtëpërdrejtë si kryetar i Qeverisë, deri te institucionet qeveritare, që personave të cilët janë punësuar në atë mënyrë, menjëherë tu ndërpritet marrëdhënia e punës dhe të tërhiqen mbprapsht. Nga të gjithë bartësit e institucioneve kërkoj përgjegjësi profesionale dhe politike”

Ndërkohë, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, vazhdon të insistojë se nuk ka pasur ndikim në punësimin e motrës së tij në MEPSO edhe pse komisioni i antikorrupsionit dje vendosi të procesojë këtë rast pasi Bekteshi nuk e ka njoftuar Komisionin për punësimin e motrës së tij e cila në aplikacion ka paraqitur adresën e njëjtë të banimit me vëllaun e saj ministër. Për Bekteshin ky është vetëm një lëshim teknik të cilin është zotuar se do ta paguaj përmes dënimit me para. I kontaktuar nga mediat në gjuhën maqedonase për të ju përgjigjur thirjes së kryeministrit Zaev, Bekteshi ka thënë se edhe ai bën thirje që ata të punësuar përmes nepotizmit të largohet. Por, ai shton se kjo nuk vlen për motrën e tij për të cilën ngul këmbë se nuk ka pasur ndikim gjatë punësimit të saj.

Sot ka reaguar edhe kabineti i presidentit Gjorgji Ivanov, ndaj vendimit të antikorrupsionit për të ngritur procedurë për kundërvajtje, të cilin e quajnë vendim politik dhe mohojnëçdo lloj kundërvajtje nga kryetari i shtetit.

Gjorgji Ivanov, president
“Është zhgënjyes fakti, që tek Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë dorëzuar në mënyrë të rregullt shpjegimet dhe bazat ligjore në bazë të të cilave Presidenti i Republikës së Maqedonisë i miratoi dekretet, të njëjtat nuk u morën parasysh nga Komisioni dhe në vend të kësaj, shpjegimi jep përfundime të përgjithshme dhe të pasakta pa bazë ligjore. Presidenti i Republikës së Maqedonisë miratoi dekretet në përputhje me Kushtetutën e vendit”

Komisioni për Antikorrupsion dje vendosi të nis dy procedura për kundërvajtje ndaj presidentit Ivanov, për shkak të emërimit të disa gjeneralëve në ARM, pas shpalljes së zgjedhjeve. Kjo është një nga 9 rastet në të cilat Antikorrupsioni ka konstatuar nepotizëm gjatë punësimeve të bëra në institucione dhe organe shtetërore. Arben Zeqiri /SHENJA/