` . Zaev thotë se edhe ai vet i ka kontaktuar komikët rus, madje kanë shkëmbyer fotografi - TV-SHENJA

Zaev thotë se edhe ai vet i ka kontaktuar komikët rus, madje kanë shkëmbyer fotografi

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se përpos që komikët rus e kanë kontaktuar atë, edhe ky i ka kontaktuar Stoltenbergun dhe Poroshenkon e rrejshëm.
Ai ka përsëritur qëndrimin se nuk do të kërkoj përgjegjësi nga askush. Kryeministri ka shkëmbyer edhe fotografi nga ngjarjet që kanë ndodhur në Ukrainë dhe Maqedoninë.
“Në komunikimin që e kemi pasur, po, është e mundur që ata më kanë kërkuar mua dhe unë i kam kërkuar, duke menduar se është presidenti Poroshenko. Mbrëmë kur u publikuan incizimet, kam kuptuar se ata nuk janë Stoltenbergu dhe Poroshenko i vërtet”, ka thënë Zaev.