` . Zaev takohet në Berlin me kancelaren gjermane Merkel - TV-SHENJA

Zaev takohet në Berlin me kancelaren gjermane Merkel

Në Berlin ka përfunduar takimi ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit Zoran Zaev. Nuk ka pasur deklaratë të pjesëmarrësve pas takimit për ndonjë rezultat konkret gjatë takimit, sidomos rreth çështjes kryesore, datës së nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Mësohet se gjatë ditës kryeministri Zaev do të prononcohet për detajet e takimit me kancelarin gjermane.  /SHENJA/