` . Zaev: Rrogë minimale për të gjitha kompanitë e prekura nga kriza për muajin prill dhe maj - TV-SHENJA

Zaev: Rrogë minimale për të gjitha kompanitë e prekura nga kriza për muajin prill dhe maj

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se partia e tij ka përgatitur një plan të madh ekonomik me vlerë prej 200 milionë euro, me të cilin do tu ndihmohet bizneseve, qytetarëve dhe të gjithë ekonomisë e kapluar nga kriza e pandemisë.

“Për muajin prill do të sigurohet rrogë minimale për të gjithë të punësuarit që do të preken nga kriza. Kompanitë do të paguajnë vetëm kontributet”, tha Zaev, përcjell SHENJA.

Ai tha se bëhet fjalë për 99 veprimtari, gjegjësisht gjysma e tyre janë të goditur nga kriza.

Zaev tha se e di se cilat kompani nuk janë të goditur nga kriza.

“Po bëjmë gjithçka që çdo i  punësuar të mbajë vendin e punës, për këtë shkak do të ndahen 120 milionë euro”, tha Zaev.

Të gjithë që kanë mbetur pa punë do të marrin rrogë mujore dhe kompensim në vlerë të gjysmës së rrogës minimale, ndërsa të gjithë funksionarët dhe udhëheqësit e sektorëve do të jenë nën restrikcion dhe do të marrin rrogë minimale. Masa për ata do të vlejë dy muaj.

“Të gjithë të punësuarit në sektorin publik në nivel lokale do të marrin rrogë minimale për muajin prill dhe maj”, ka thënë Zaev.

Një pjesë e masave do të vlej edhe për mediat. Për muajin  prill dhe maj shteti do tëo ndajë nga 14.500 denarë për të punësuarit. /SHENJA/