` . Zaev: Rritja e rrogës minimale do të sjellë mbi 1000 euro më tepër në vit për 90 mijë qytetarë - TV-SHENJA

Zaev: Rritja e rrogës minimale do të sjellë mbi 1000 euro më tepër në vit për 90 mijë qytetarë

Kryeministri Zoran Zaev në llogarinë e tij në fejsbuk ka numëruar të arriturat e qeverisë që ai drejton, duke vënë theksin në kthimin e parave tek qytetarët, shkruan SHENJA.
“Po i investojmë parat tek qytetarët- që të ketë jetë më të mirë në Maqedoninë e Veriut! Pas dy vite e gjysmë nga qeverisja jonë: Nuk ka më taksë radiodifuzeve, faturat e energjisë janë më të lira ka edhe tarifë për energji të lirë, po kthejmë një milion euro nëpërmjet TVSH-ja ime, i kemi hequr kuotat për barnat. Në mënyrë shtesë, më shumë se 15 milionë euro janë masat që investohen në pjesën e ekologjisë këtë vjeshtë. Po flasim edhe rritjen e pagave në të gjithë shtetin. Vetëm me rritjen e rrogës minimale mbi 90 mijë qytetarët do të përfitojnë plus 1000 euro në llogaritë e tyre. Po përkujdesemi të ketë jetesë më të mirë në shtetin tonë”, ka shkruar Zaev në fejsbuk. /SHENJA/