` . Zaev: Ribalanci është në fazë finale, më vjen mirë që po ritet edhe numri i grave në Qeveri - TV-SHENJA

Zaev: Ribalanci është në fazë finale, më vjen mirë që po ritet edhe numri i grave në Qeveri

Përgatitja e ribalancit të Buxhetit për vitit 2019 është në fazën finale dhe do t’i japë mbështetje projekteve kapitale dhe masave të reja për rroga më të larta dhe për shërbime më të mira për qytetarët, publikoi Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk pas takimit me ministren e re të Financave, Nina Angellovska dhe zëvendësen Shiret Elezi.

“Më vjen mirë që po ritet edhe numri i grave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vazhdojmë me mbështetje e barazisë gjinore dhe përforcimin e ndikimit të grave mbi ngjarjet politike në vend. Ministrja, Nina Angellovska dhe zëvendësja Shiret Elezi e kanë mbështetjen time të plotë ta menaxhojnë arkën shtetërore duke e përcjellë interesin e qytetarëve”, shkroi kryeministri Zaev