` . Zaev: Po vjen koha e opsionit të majtë! – TV-SHENJA

Zaev: Po vjen koha e opsionit të majtë!

Evropës i nevojitet e majta, posaçërisht kur pas shumë viteve, e djathta në disa vende u zhvillua radikalisht, me ideja kuazipatriotike. E majta duhet ta ketë vendin e saj në Evropë, e kjo varet nga partitë e majta, por edhe nga qytetarët, shoqëria qytetare, sindikatat, punëtoritë, tha mes tjerash kryeministri Zopran Zaev, në sesionin e mbrëmshëm të plenumit “Drejt rimëkëmbjes të opsionit të majtë në Evropën Juglindore”.

Nuk mjafton vetëm të debatohet, tha Zaev, por duhet të ndërmerret aksion dhe të ndahet përvoja nga Maqedonia, ku qytetarët i dhanë përkrahje obsionit të majtë, e cila, siç tha, paraprakisht u bashkua me shoqërinë qytetare.

“Puna kryesore për suksesin tonë është thirrja që të bashkohemi të gjithë, të zgjatim dorë, pa dallim se kush çka fiton nga suksesi, për shkak të qytetarëve, ardhmërisë, atdheut, për shkak të obligimit që të ndërmerret diçka. Me projektin ‘E vërteta për Maqeodninë’ i motivojmë qytetarët në bashkim. Ky projekt e nxjerri në sipërfaqe veprimin kriminel të pushtetit të atëhershëm. Ndërtuam koalicionin ‘Qytetarët për Maqedoninë’. Vijoi Kampi i lirisë, pastaj revolucioni laraman, avanconin qytetarët”, tha mes tjerash Zaev.

Ai u përqëndrua edhe në politikat e shtetit për periudhën e ardhshme dhe me këtë rast tha se ato mbështeten në katër shtylla: shteti për të gjithë, ligji të vlejë për të gjithë njëjtë, një shoqëri për të gjithë, kthimin e parave te qytetarët, dhe në ndërtimin e miqësisë me fqinjët dhe në rajon.

Informoi se Qeveria e RM-së veçmë ka miratuar Ligj për rrogë minimale, për dëmshpërblimin e punëtorëve të ndërmarrjeve të falimentuar, ka zvogëluar dis atë dhëna.

“Të gjitha masat janë majtiste dhe kanë një qëllim përfundimtar: vende të reja të punës, rroga më të larta dhe krijimin e klasës stabile të mesme”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Sesioni i plenumit “Drejt rimëkëmbjes së obsionit të majtë në Evropën Juglindore”, u mbajt në kuadër të konferencës në organizim të fondacionit Fridrih Ebert në Sarajevë, me temë “Gjendja në rajon – vlerësimi nga perspektiva socialdemokratike.