` . Zaev: Për Xhaminë në Ohër të merren vesh banorët - TV-SHENJA

Zaev: Për Xhaminë në Ohër të merren vesh banorët

Kryeministri Zoran Zaev thotë se se vendimi nëse do të vazhdojë ose jo ndërtimi i xhamisë në Ohër u mbetet banorëve, që cilët duhet të gjejnë zgjidhje të përbashkët me komunitetin mysliman që ka paraqitur kërkesën për restaurimin e objektit fetar. I pyetur nga gazetarët nëse do të vazhdojë restaurimi, Zaevi nuk ishte i qartë, vetëm tha se gjithçka duhet të shkojë sipas ligjit.

“Nuk bëhet fjalë këtu për asnjë premtim. Është premtim ndaj të gjithëve që të ulemi së bashku dhe të gjejmë zgjidhje të këtij problemi. Ohri është shembulli i bashkëjetesës, dhe tolerancës, shoqërisë për të gjithë, prandaj besoj se do të gjejmë zgjidhje nëpërmjet dialogut pasi vetëm kështu zgjidhen problemet. Do të vazhdojnë bisedimet, por ligjet dhe institucionet doemos duhet të respektohen. Do gjendet zgjidhje për përmbylljen e sukseshshme të këtij problemi në mënyrë transparente”, ka deklaruar Zaev. /SHENJA/