` . Zaev: Për dy vite janë bërë 49.552 punësime të reja - TV-SHENJA

Zaev: Për dy vite janë bërë 49.552 punësime të reja

Kryeministri Zoran Zaev sot në rrjetin social fejsbuk ka publikuar se për dy vite në shtet ka 49.552 të punësuar dhe se këta numra janë për të punësuar të ri dhe jo që janë larguar nga shteti.
“Sipas Entit Shtetëror për Statistika, në kuartalin e parë 2019 janë evidentuar 789.414 persona të punësuar, përderisa në kuartalin e parë 2017 numri i përgjithshëm i të punësuarve ka qenë 739.892 persona. Këto nuk janë persona të shpërngulur, por të punësuar të ri, këtu në shtetin tonë”, ka theksuar Zaev, transmeton SHENJA.