` . Zaev pë rastin "Zhvatja": Nëse ka dëshmi për mua, le të publikohen - TV-SHENJA

Zaev pë rastin “Zhvatja”: Nëse ka dëshmi për mua, le të publikohen

I pyetur nga gazetarët se një gazetar italian kishte njoftuar “bomba” të reja dhe se Zaev dyshohej se ishte përfshirë personalisht në furnizime në shëndetësi, kryeministri u përgjigj se nëse ka prova të përfshirjes së paligjshme, ato duhet të publikohen menjëherë.

“Nëse ka dëshmi le të publikohen, për këdo, së pari për mua e pastaj edhe për të tjerët. Le të publikohen çdokund. Këtë e meritojnë qytetarët për këdo, ja edhe mua më përmendin, nëse është për Zoran Zaevin menjëherë t’i publikojnë. A është gazetari italian, a është zotëri Mickoski, bëj apel t’i publikojnë”, deklaroi Zaev. /SHENJA/