` . Zaev: Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen! - TV-SHENJA

Zaev: Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen!

Kryeministri  Zoran Zaev, mbrëmë vonë pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë ka shpërndarë videon e mbledhjes, të shoqëruar me një mesazh për ngjarjen e dhimbshme.

“Dhimbja dhe pikëllimi nuk mund të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre. Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetën në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre”, ka shkruar kryeministri Zaev.

Në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar. /SHENJA/