` . Zaev në gjykatë për rastin “Mitmarrja” - TV SHENJA

Zaev në gjykatë për rastin “Mitmarrja”

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 po vazhdon procesi gjyqësor kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për rastin “Mitmarrja”.

 Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar. Seanca më parë duhej të mbahet më 22 nëntor, por u anulua për sot pasi që në seancë nuk janë paraqitur avokatët e Zaevit, për këtë vet ai kërkoi që gjykimi të ricaktohet për pas zgjedhjeve, për shkak të kohës së ngjeshur me fushatën.

Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Postime të Ngjajshme