` . Zaev: "Maqedonia e Veriut" duhet të respektohet (Video) - TV-SHENJA

Zaev: “Maqedonia e Veriut” duhet të respektohet (Video)

Kryeministri Zoran Zaev ka folur për ndryshimin e emrit të vendit që është zyrtarizuar nga sonte. Ai tha se kushtetuta e re duhet të respektohet për të treguar se vendi kryen detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Prespës. “Pasaportat e reja janë vulosur si ‘Maqedonia e Veriut’. Edhe regjistrimet do të jenë falas”, tha Zaev. Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka detyrime serioze, ndërsa pjesa më e madhe e punës është e përfunduar. /SHENJA/