` . Zaev komenton hetimin e PSP-së ndaj zv/kryeministrit Osmani – TV-SHENJA

Zaev komenton hetimin e PSP-së ndaj zv/kryeministrit Osmani

Kryeministri Zoran Zaev, ka komentuar hetimin e hapur nga Prokuroria Speciale Publike për zv/kryeministrin për eurointegrime Bujar Osmani. Ai ka thënë se qëndrimi i tij është konzistent se askush nuk është fajtor deri sa të dëshmohet e kundërta dhe të ketë vendim të plotë fuqishëm gjyqësor.
“Kjo është vetëm hetim. Është normale se dëshiroj t’i di të gjitha detajet, do të ndjek me vëmendje procesin dhe me kohë do të ndërmarr aktivitetet e mia nëse diçka është e ndërlidhur me dinjitetin e qeverisë”, ka thënë kryeministri Zaev, përcjell SHENJA.