` . Zaev komenton deklaratën e kryeministrit bullgar: Ne jemi maqedonas e jo maqedonaso-verior! - TV-SHENJA

Zaev komenton deklaratën e kryeministrit bullgar: Ne jemi maqedonas e jo maqedonaso-verior!

I pyetur se a do të reagoj për deklaratën e kryeministrit bullgar Bojko Borisov në Sarajevë, ku ai flet për “politikanin maqedonaso-verior” dhe “kryetar maqedonaso-verior”, çka është kundër Marrëveshjes së Prespës, kryeministri Zoran Zaev sot tha se gjithsesi do të reagoj dhe ka dërguar not proteste, që të mund të përmirësohen gabimet.

“Ndonjëherë edhe në shtëpi ndodhin gabime. Ne jemi maqedonas, të cilët jetojmë në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Zaev.

Në pyetjen e “Presing TV” se a mendon se një deklaratë e tillë e Borisovit është e qëllimshme ose bëhet fjalë për ndonjë gabim, Zaevi  vërteton që është gabim. /SHENJA/