` . Zaev: Jemi të gatshëm për reforma në financimin shtetëror të organizatave joqeveritare - TV-SHENJA

Zaev: Jemi të gatshëm për reforma në financimin shtetëror të organizatave joqeveritare

Kryeministri, Zoran Zaev, gjatë konferencës  “Reforma e sistemit për financimin shtetëror të organizatave civile”, ka deklaruar se Qeveria  është e gatshme për reforma në sistemin e financimit shtetëror të shoqërive civile, sepse siç tha ai, në dy vitet e fundit kanë parë përfitim nga “zëri qytetar”. “Unë disa herë kam thënë se në vitin 2018 ndoshta kemi rreth 100 milionë euro kursime për transparencë. Kjo do të thotë se monitorimi i plotë përmes mediave, zërit qytetar, i bënë institucionet që të vjedhin më pak para”, ka deklaruar Zaev. Ai po ashtu tha se është shumë e rëndësishme që burimet financiare për organizatat civile të jenë të pavarura dhe të mos varen nga asnjë kryeministër apo ministër, qeveri aktuale apo e ardhshme. Gjatë konferencës po ashtu u tha se, Qeveria në dy vitet e fundit organizatave joqeveritare u ka ndarë nga buxheti në baza vjetore mbi 7 milionë euro, ndërkaq shumica e parave u ndahen partive politike nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, pasuar nga fondet që ndahen për Këshillin Kombëtar për organizatat për personat me aftësi të kufizuara. Teuta Buçi /SHENJA/