` . Zaev: Jam i zhgënjyer nga rezultati i takimit, kërkesat e opozitës jashtë çdo logjike - TV-SHENJA

Zaev: Jam i zhgënjyer nga rezultati i takimit, kërkesat e opozitës jashtë çdo logjike

“Gruevizëm deri vonë në mbrëmje. Kërkesa jashtë çdo logjike. Kundër BE-së dhe Nato-s. Kundër vlerave dhe principeve”, kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën e sotme, pas takimit të mbrëmshëm me kreun e VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickoski.

“Jam i zhgënjyer nga rezultati i takimit të liderëve.VMRO – DPMNE kërkon që lëndët e PSP-së t’i kenë nën kontrollin e tyre. Ata dëshirojnë t’i ndalin të gjitha hetimet dhe të fshehin krimin”, ka thënë më tej Zaev. /SHENJA/