` . Zaev: Insistojmë në shkurtimin e rrogave, në buxhet do të mungojnë 2.2 miliardë euro - TV-SHENJA

Zaev: Insistojmë në shkurtimin e rrogave, në buxhet do të mungojnë 2.2 miliardë euro

Ish kryeministri
dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për portalin Faktor, ka thënë
se më mirë është të shtrëngohen dhëmbët dy muaj me qëllim që çdokush të ketë të
ardhura, se sa të vihet në pikëpyetje pagesa e përgjithshme e pagave.

Ai insiston se
duhet të ketë shkurtim të pagave tek të gjithë funksionarët dhe të punësuarit në
administratën publike në nivelin e rrogës minimale prej 14.500 denarë.

Zaev thotë se për shkak krizës, në Buxhetin e shtetit pritet që të hyrat të ulen për 60 për qind, që do të thotë mungesë prej 2.2 miliardë euro.

“Edhe nëse
shteti arrin të gjej 1.2 miliardë euro nëpërmjet kreditove, një miliardë euro
do të duhet të sigurohet në shtëpi, nëpërmjet kursimeve”, vlerëson Zaev.
/SHENJA/