` . Zaev: Ia vlejti Marrëveshja e Prespës (Video) - TV-SHENJA

Zaev: Ia vlejti Marrëveshja e Prespës (Video)

Në njëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, kryeminsitri Zoran Zaev, ka deklaruar se ia ka vlejtë duke pasur parasysh përfitimet e saj. Zaev, gjatë vizitës së tij në Krivolak ku është mbajtur stërvitja “Goditje vendimtare”, tha se vendi tashmë ka shënuar përfitimet e parë nga marrëveshja, ndërsa njëra ndër këto është edhe anëtarësimi në NATO.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Sot 17 qershor, një vit nga Prespa, fillimisht fituam mik të ri. Jo se me Greqinë kishim ndonjë armiqësi serioze, por me të vërtetë ndjesia ishte e keqe, e hidhur, kur kishim ngecur në proceset tona integruese. Ja, pas një viti, përfitimet e para i shohim si implikime në këtë stërvitje, në këtë përgatitjen tonë, që më vonë të bëhemi anëtare e plotë e NATO-s. Ajo është një qëllim i madh strategjik i vendit tonë, i gjithë këtij rajoni, i Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila jo shekuj më parë, por para 17-18 viteve kishte konflikte. Ajo do të thotë paqe e përhershme, mbrojtje dhe siguri”.

Ai ka shtuar se paralelisht me këtë zhvillohen të gjitha proceset me Bashkimin Evropian dhe se vendi pas 15 viteve ndodhet para marrjes së datës për negociata me BE-në.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“E gjithë kjo sjell ekonomik, sjell standard më të lartë, numrat tashmë janë impresionuese, ato rriten dhe do të vazhdojnë të rriten. Marrëveshjet ndërtojnë shtëpi. Ne përmes kësaj e ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët Republika e Maqedonisë së Veriut, në të cilën të gjithë do të mbeten këtu”.

Njëvjetorin e Marrëveshjes së Prespës e ka përkujtuar edhe ish ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias. Ai me këtë rast, ka shpërndarë në rrjetin social, Twitter një fotografi me ministrin e Jashtëm të vendit, Nikolla Dimitrov, me mbishkrimin “Një vit, miku im Nikolla Dimitrov”. Ndërkaq, Dimitrov i është përgjgijur duke thënë: “Kemi bërë histori, duke menduar për ardhmërinë, miku im”. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/