` . Zaev ende insiston të takojë Mickoskin, PSP-ja dhe kodi zgjedhor në tavolinë (Video) - TV-SHENJA

Zaev ende insiston të takojë Mickoskin, PSP-ja dhe kodi zgjedhor në tavolinë (Video)

Ende nuk ka as dakordim për një takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të opozitës, Hristijan Mickovski. Dy kabinetet vazhdojnë të jenë në kontakt, ndërsa kreu i Qeverisë thotë se mbetet ende i gatshëm për një takim të tillë. Tre temat shtylle për këtë diskutim sipas Zaevit duhet të jenë, ligji për Prokurorinë Speciale, regjistrimi i popullsisë dhe ndryshimet e kodit zgjedhor, por mbetet e hapur mundësia edhe për diskutimin e temave të tjera.

Zoran Zaev
“Opozita ose participuesit e tjerë nëse kanë edhe tema të tjera unë jam në dispozicion të bisedojmë, por këto janë tema tejet serioze për të cilat një orë e më parë duhet të ulemi dhe të bisedojmë”

Zaev ka thënë se partia e tij disa herë ka përsëritur qëndrimin pro ndryshimit të kodit zgjedhor dhe implementimit të modelit me një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura, që ka qenë kërkesë e partive më të vogla politike. Por ai shton se prioritet duhet të jetë implementimi i rekomandimeve të misionit të OSBE-ODIHR, për çka ambasada zvicerane ka siguruar një grant prej 10 miljon euro për një periudhë 10 vjeçare, kryesisht për krijimin e një kodi të ri zgjedhor.

Zoran Zaev, kryeministër
“Duhet të ulemi dhe ra realizojmë atë sepse edhe unë edhe Mickovski, por edhe të gjithë të tjerët, thamë se pas zgjedhjeve presidenciale, duke e ditur se një vit e gjysmë nuk ka zgjedhje deri në zgjedhjet e rregullta, duhet të ulemi të shkarkuar ta zgjidhim këtë çështje. Qëndrimi jonë si LSDM është se për ne është e pranueshme një njësi zgjedhore, listat e hapura, gjithçka që nënkupton demokratizim, gjithçka që nënkupton ekspertizë profesionale për mundësi në shtet. Jemi të gatshëm të bëjmë hapin”

Ai shtoi se tani pritet që edhe partitë e tjera politike në vend të bëjnë një hap konkret në këtë drejtim, me qëllim demokratizimin e proceseve zgjedhore në vend. Arben Zeqiri /SHENJA/