` . Zaev: Banorët bënë punë të madhe para se të vinin zjarrfikësit dhe ambulancat - TV-SHENJA

Zaev: Banorët bënë punë të madhe para se të vinin zjarrfikësit dhe ambulancat

Kryeministri Zoran Zaev ka vizituar sot të lënduarit në Spitalin Shtetëror. Zaevi i falënderoi mjekët për gatishmërinë për operuar të lënduarit, njofton Tv SHENJA. Ai gjithashtu falënderoi edhe banorët që kanë ndihmuar para se të vijnë zjarrfikësit dhe ambulancat. “Dua të ndaj këtë mërzi që madhe që e kemi ne në Qeveri. Jemi të gatshëm të ndihmojmë për çfarëdo, edhe për familjet e viktimave dhe të lënduarve. Kjo është një tragjedi e vërtetë”, deklaroi Zaev. /SHENJA/