` . Zaev: Aplikacionin”TVSH-ja Ime” e përdorin 65.000 qytetarë - TV-SHENJA

Zaev: Aplikacionin”TVSH-ja Ime” e përdorin 65.000 qytetarë

Deri më sot janë paraqitur 65.000 qytetarë për kthimin e TVSH-së, ndërsa javën e ardhshme pritet që ky numër të arrijë edhe deri në 100.000 qytetarë, të cilët do ta përdorin aplikacionin “TVSH-ja Ime”, bëri të ditur sot nga Shtipi kryeministri Zoran Zaev.

Pret që këto ditë aplikacionin të fillojnë ta përdorin edhe ata qytetarë të cilët kanë telefona celularë Ajfon. Qytetarët deri më tani kanë regjistruar fatura në vlerë prej 120.000 euro ose ato janë rreth 7,5 milionë euro kthim të TVSH-së.

Biznes sektorin e porositi se mospagesa e tatimit është vepër penale, ndërsa përveç qytetarëve të cilët me TVSH-ja Ime do të kërkojnë fatura fiskale, gjatë kësaj periudhe në teren do të jenë edhe inspektorët. Qëllimi i tyre është, tha, ta eliminojnë ekonominë gri në mënyrë elegante.

Ai sot së bashku me drejtoreshën e DAP-it, Sonja Llukarevska dhe kryetarin e Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski në pjesën qendrore të Shtipit vizituan edhe disa dyqane tregtare, ndërsa kishin takim edhe me qytetarët pikërisht për këtë masë të re, të cilën e sjellin.

I pyetur se si do të zgjidhet problemi me ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat për shkak të burokracisë dhe një varg problemesh lënë një pjesë të madhe të hapësirave të gjelbra të pa ujitura me ujë, Zaev u përgjigj se në periudhën e ardhshme vijon organizim më i mirë në këtë ndërmarrje.

Kryeministri Zaev pret se me ndërtimin e infrastrukturës, por edhe me masat e reja për të rinjtë dhe për punësim do të ulet emigrimi nga fshatrat dhe qytetet. Pret që Regjistrimi, i cili do të realizohet në prill të vitit 2020 t’i japë numrat realë për popullatën në vend, pas çka do të bëhen analiza, por edhe siç tha, do të vazhdojnë me politikat për motivim të popullatës që të mbetet në vend, por edhe që të rritet nataliteti.