` . Zaev: Abolimi duhet të tërhiqet tërësisht - TV-SHENJA

Zaev: Abolimi duhet të tërhiqet tërësisht

VMRO-DPMNE dhe BDI i shkelin vendimet e tyre të cilat janë marrë pa pajtueshmërinë e opozitës, ndërsa kjo u dëshmua edhe me anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit. Kështu deklaroi kreu i LSDM-së opozitare Zoran Zaev, i cili shtoi se që të mbulojnë trupin nga një seri dështimesh, VMRO-DPMNE dhe BDI dje  sollën edhe një vendim të njëanshëm dhe të turpshëm pa asnjë pajtueshmëri të opozitës.  Zaev potencoi se të gjitha vendimet e njëanshme që i sollën deri më tani vetë i shkelën dhe kështu do të veprojnë edhe me vendimin me të cilin kthyen  qeverinë e vjetër.

 “Gruevski VMRO-DPMNE dhe BDI propozojnë ligje të cilat janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve, të shtetit dhe marrëveshjes së Përzhinos. Përsëri sjellin vendime të njëanshme. Qëllimi i kryesor është ti shpëtojnë kriminelët në radhët e tyre. Abolimi patjetër të hiqet në tërësi, ligjit patjetër të vlejë për të gjithë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Sipas Zoran Zaevit,  edhe VMRO-DPMNE edhe BDI ndajnë përgjegjësinë e njëjtë, pasi bashkëpunojnë për të shpëtuar kriminelët në radhët e tyre. Kreu u LSDM-së potencoi se kundërshtari i tyre politik fillimisht është VMRO-DPMNE por meritor për këtë qeverisje kriminale është edhe BDI.

 “Qëndrimi ynë është,të njëjtë, kriminelë janë edhe VMRO-DPMNE edhe BDI, dhe këtë e bëjnë nga këto arsye, unë nuk shoh asnjë arsye që të mos shohin qartë qytetarët se Maqedonia lëviz nga fundi i daljes nga kjo krizës. Nuk mundet  të presin që opozita ta kontrollojë edhe VMRO-DPMNE-në edhe BDI-në. Ato kanë hyrë në rrëmujë bashkë, njëri e ndihmon tjetrin edhe e ndajnë prenë, atë e kanë të qartë qytetarët si ditë e bardhë”, shtoi më tej Zaev.

Lideri i opozitës maqedonase deklaroi se në vend do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike, por patjetër drejtësia të vendoset në vend, ndërsa kriminelët të dërgohen në burg.

Mefail Ismaili /SHENJA/

Postime të Ngjajshme