` . Youtube do të krijoj rrjetin e saj social, ja emri dhe detajet - TV-SHENJA

Youtube do të krijoj rrjetin e saj social, ja emri dhe detajet

Rrjeti më i madh për shpërndarje të videove në botë së shpejt mund të shndërrohet në rrjet social, ku shfrytëzuesit do të mund të postojnë fotografi dhe të shkëmbejnë SMS porosi, shkruan faqja “Venture Beat”, përcjell “SHENJA”.

Sipas të dhënave kompania po punon në projektin me emrin e koduar “Backstage”. Rrjeti social do të mundësoj shfrytëzuesve të shndërrojnë faqet e tyre në profile të vërteta sociale, të publikojnë mesazhe të shkurta, të shpërndajnë fotografi dhe videoklipe etj.

Nëse kompania e realizon idenë e saj dhe lëshon projektin në aksion, pritet që Youtube të tejkaloj shumë rrjete sociale.

Postime të Ngjajshme