` . Ylli kosovar shkëlqen në kampionatin danez - TV-SHENJA

Ylli kosovar shkëlqen në kampionatin danez

Besar Halimi ka shkëlqyer në debutimin e tij në kampionatin danez me skuadrën e Brodnbyt. Ylli kosovar ka qenë titullar me skuadrën daneze në takim ndaj Midtjylland ku shënuan fitore 3-0. Halimi që u huazua te Brondby nga Mainz 05, arriti ta shënoj golin e tretë në këtë sfidë.

Pas një depërtimi fantastik në zonë, gjilanasi goditi për mrekulli duke shënuar një gol në stilin e Lionel Messit, transmeton Telegrafi.

Pas ndeshjes, Besari ka folur duke thënë se kanë bërë një start të mirë në kampionat dhe është ndjenjë e mirë për të shënuar gol. “Ishte një start i mirë në kampionat. E gjithë skuadra ka bërë një paraqitje të mirë”, tha Halimi. “Jam i lumtur me golin e shënuar por e rëndësishme ishte fitorja”, u shpreh mesfushori gjilanas.

Postime të Ngjajshme