` . Ylli i basketbollit amerikan: racizmi do të jetë gjithmonë një pjesë e Amerikës - TV SHENJA

Ylli i basketbollit amerikan: racizmi do të jetë gjithmonë një pjesë e Amerikës

LeBron James bëhet gati të luajë në serinë e ndeshjeve të finales së NBA-it, që ka vënë përballë skuadrën e tij, Cleveland Cavaliers, me Golden State Warriors.

Eshtë një përsëritje e finales së dy sezoneve të shkuara, me LeBron James-in si një figurë qendrore në të. Por ylli i Cleveland-it ka qenë në orët e fundit në vëmendjen e shtypit për diçka tjetër.

Një fyerje raciste e shkruar në portën e shtëpisë së basketbollistit amerikan në Los Anxhelos ka sjellë reagimin e tij, që nuk ka qenë dosido.

“Nuk ka rëndësi sa para keni, nuk ka rëndësi sa i famshëm jeni, nuk ka rëndësi sa njerëz ju admirojnë, është e vështirë të jesh i zi në Amerikë.”

Njeriu që pritet ta udhëheqë Cleveland-in drejt një suksesi në finalet e NBA-it është shprehur në vijim kësisoj: “Urrejtja në Amerikë, veçanërisht për afro-amerikanët, është çdo ditë e gjallë.”

I pushtuar nga emocionet, LeBron James do t’u deklaronte gazetarëve: “Kjo tregon se racizmi do të jetë gjithmonë një pjesë e botës, një pjesë e Amerikës.” /tesheshi.com/

Postime të Ngjajshme