` . Xhelil Abdulla ndahet me Renovën - TV-SHENJA

Xhelil Abdulla ndahet me Renovën

Mbrojtësi tetovar Xhelil Abdulla ka ndërperë bashkëpunimin me KF Renova dhe tashmë mbetet agjent i lirë. Pas tre sezoneve në fanellën bardhekaltër, 27 vjeçari ndahet me skuadrën nga Xhepçishti dhe tashmë si lojtar i lirë është në pritje të ofertave për të vazhduar karrierën në të ardhmen. Abdulla që luan edhe si mbrojtës i majtë dhe në qendër karrierën e ka nisur te Shkëndija e Tetovës, ndërsa në vitin 2011 u transferua në Holandë te De Grafschap. Pas një sezoni në elitën e futbollit holandez kaloi në Bundesligën e dytë gjermane te MSV Duisburg ku nuk mundi të lë shumë shenjë i penguar nga lëndimet. Në vitin 2013 kthehet në Maqedoni te Euromilku, për tu kthyer në klubin amë në sezonin 2014/2015. Nga viti 2016 ishte te Renova, ku tashmë ndëpret bashkëpunimin në pritje të skuadrës së rradhës.
Faton Zylbehari /SHENJA/