` . Xhamia e Lublanës, një kryevepër (FOTO) - TV-SHENJA

Xhamia e Lublanës, një kryevepër (FOTO)

Lublana, kryeqyteti i Sllovensë do e ketë një xhami në linja moderne në qendër të saj, sipas projektit të studios BIG nga Danimarka.

Punimet e atyshme kanë përfunduar dhe kompleksi do të hapet zyrtarisht në qershor, konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame në Republikën e Sllovenisë, Nevzet Poriç.

“Të gjitha punimet janë bërë tashmë. Gjithçka është gati dhe xhamia, nëse do Zoti, do të hapet zyrtarisht në qershor. Sa i përket xhamisë, gjithçka është gati. Në dhjetë ditët e ardhshme do të fillojmë të përdorim xhaminë. Gjithçka është e vendosur dhe mbaruar kështu që ne mund të fillojmë ta frekuentojmë atë“, tha Poriç.

Ai theksoi se bashkësia Islame ishte e kënaqur me pamjen e xhamisë.

“Është një xhami që i është përgjigjur epokës moderne. Kemi pritur për këtë xhami për pesëdhjetë vjet dhe jemi të kënaqur që tashmë e kemi”, tha Poriç.

Kompleksi, i cili përfshin xhaminë dhe qendrën kulturore islame, është ndërtuar mbi pak më shumë se 12,000 metra katror.

Investimi ka kushtur rreth 34 milion euro.

Financiuesi është shteti i Katarit. /tesheshi