` . Windows XP dhe Windows 7 të rrezikuar nga një sulm kibernetik madhor - TV-SHENJA

Windows XP dhe Windows 7 të rrezikuar nga një sulm kibernetik madhor

Microsoft ka dërguar një paralajmërim për ata përdorues të ngelur në Windows XP dhe Windows 7 duke u kërkuar të përditësojnë kompjuterët sa më parë të jetë e mundur.

Gjigandi i softuerit ka zbuluar një problem sigurie në versionet e hershme të sistemit operativ i ngjashëm në natyrë me ransomware shkatërrues WannaCry i cili pushtoi globin në Maj të 2017-ës.

Sipas Microsoft kjo dobësi mund të mundur që të mos kërkohet fare ndërveprimi i përdoruesit për tu shfrytëzuar dhe kompjuterët e infektuar mund të vendosin në rrezik kompjuter dhe rrjete të tjera në mbarë botën.

Microsoft pretendon se ka mbikëqyrur problemin e sigurisë dhe nuk ka vënë re shfrytëzim të saj por nuk ka për të vijuar kështu sipas kompanisë e cila beson që aktorë keqdashës do të shkruajnë maluerë për të.

Si rezultat u ka kërkuar përdoruesve të përditësojnë sa më parë. Përditësimet ofrohen përmes faqes zyrtare të Microsoft për Windows 7, Windows 2008 R2, Windows 2008, Windows 2003 dhe Windows XP.

Përdoruesit e Windows 8 dhe Windows 10 nuk janë të rrezik nga ky problem sigurie. /PCWorld Albanian