` . Wimbledon, kualifikohen 3 të mëdhenjtë, Federer sfidon Nadal në gjysmëfinale   - TV-SHENJA

Wimbledon, kualifikohen 3 të mëdhenjtë, Federer sfidon Nadal në gjysmëfinale  

Vitet kalojnë por ligjin në tenisin e meshkujve vazhdojnë ta bëjnë ende ata të 3. Roger Federer, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic u kualifikuan për në fazën gjysmëfinale të Wimbledon, slamit më të rëndësishëm në tenis që po zhvillohet aktualisht në Londër. Federer arriti fitoren e tij të 100-të në këtë turne ku është shpallur 8-herë fitues. Në çerekfinale mbreti Roger mposhti 3-1 me sete japonezin Kei Nishikori, me shifrat 4-6 6-1 6-4 6-4, duke u kualifikuar në ruandin e 4 më të mirëve aty ku do të ketë përballë në një finale të parakohëshme spanjollin Rafael Nadal i cili kaloi në 3 sete me shifrat 7-5 6-2 6-2 amerikanin Sam Querrey. Bëri detyrën edhe Novak Djokovic me Nolen që kaloi lehtësisht në 3 sete belgun David Goffin me shifrat 6-4 6-0 6-2 dhe në gjysëmfinale do të sfidojë surprizën e turneut, spanjollin Roberto Bautista-Agut.