` . White konfirmon zënkën ndërmjet Khabib dhe Diaz: Jam i sigurt se janë thënë shumë gjëra të këqija - TV-SHENJA

White konfirmon zënkën ndërmjet Khabib dhe Diaz: Jam i sigurt se janë thënë shumë gjëra të këqija

Ulja e Khabib Nurmagomedovit dhe Nate Diazit afër njëri-tjetrit nuk është ide aspak e mirë. Kjo është dëshmuar të shtunën mbrëma në Las Vegas.

Dy yjet e UFC-së ndodheshin dy radhë larg në T-Mobile Arena, me ç’rast shpërtheu një zënkë verbale, e cila shumë lehtë ka mundur të kalojë në konfrontim fizik.
Është dashur intervenimi i stafit të sigurimit dhe zyrtarëve të UFC-së për ta penguar përleshjen në publik të yjeve të arteve të përziera marciale (MMA), ndërsa këtë e ka komentuar edhe kreu i organizatës, Dana White.
“Ata u përfshinë në një përleshje, Khabib dhe Diaz, duke i thënë ofendime njëri-tjetrit… Jam i sigurt se janë thënë shumë gjëra të këqija. Nuk e di çfarë saktësisht, por e di se nuk ka qenë diçka e mirë”.

“Të gjithë ndërhynë për t’i ndarë, e larguam Diazin, ndërsa pastaj ai largua pas meçit të (Gilbert) Melendez”, ka thënë White pas ‘UFC 239’. /Telegrafi/