` . WhatsApp, gjobitet 3 milionë euro në Itali – TV SHENJA

WhatsApp, gjobitet 3 milionë euro në Itali

Antitrust kishte nisur dy hetime paraprake në tetor, dhe pavarësisht bllokimit të shpërndarjes së të dhënave mes WhatsApp dhe Facebook, pak më vonë, hetimet vazhduan. Tetë muaj më vonë vjen dhe vendimi: një gjobë për platformën e mesazheve, rreth 3 milionë euro.

Kështu bëhet e ditur në një shënim të Autoritetit Anitrust, garantit të konkurrencës në treg.

Platforma e mesazheve, e blerë nga Mark Zuckerberg në 2014, në gusht të vitit të kaluar përditësoi rregullat e tij, transmeton tch.

Në procedimin e parë, “është e papranueshme që kompania u ka kërkuar përdoruesve të WhatsApp Messenger të pranojnë shpërndarjen e të dhënave me Facebook, duke u lënë të besohet se përndryshe do të ishte e pamundur të vazhdoje me përdorimin e aplikacionit”.

Gjoba është për propozimin kontraktual të grupit amerikan për përdoruesit e shërbimit. Edhe kjo iu nënshtrua hetimit dhe u arrit në përfundimin se “kishte vlerësim të padrejtë të dispozitave”.

Postime të Ngjajshme