` . Vuçiq u përgjigjet Ramës dhe Thaçit: Keni vetëm ëndrra për bashkim, Evropa do diçka tjetër! - TV SHENJA

Vuçiq u përgjigjet Ramës dhe Thaçit: Keni vetëm ëndrra për bashkim, Evropa do diçka tjetër!

Kryeministri aktual dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se deklaratat në lidhje me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbeten vetëm në fushën e dëshirës. Lideri serb i ka komentuar në këtë mënyrë deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për mundësinë e bashkimit të shqiptarëve në rast se Bashkimi Evropian nuk i pranon shpejt shtetet shqiptare, raporton Tanjug, transmeton Shenja.

“Këtyre protagonistëve ju kërkoj që të mos nxjerrin në publik diçka si kjo, për shkak se ajo nuk kontribuon për marrëdhënie të mira në rajon. E dimë se cilat janë pikëpamjet e BE-së për atë se çfarë po ndodh në rajon”, ka deklaruar Vuçiq.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë së fundi, ka thënë se neglizhenca e BE-së do ta detyrojë Shqipërinë që të marrë hapin e padëshiruar dhe të kërkojë një “bashkim të vogël” me Kosovën, siç ka thënë ai. Menjëherë pas kësaj deklarate, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërcënuar zyrtarët e Bashkimit Evropian se shqiptarët në rajon do të detyrohen të bashkohen nëse nuk pranohen shpejt në strukturat evro-atlantike. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme