` . Vuçiq: Nuk jam i lumtur për deklaratën e Komshiqit mbi pavarësinë e Kosovës – TV-SHENJA

Vuçiq: Nuk jam i lumtur për deklaratën e Komshiqit mbi pavarësinë e Kosovës

Dëshiroj që në mënyrë të përgjegjshme t’i qasem ndërtimit të marrëdhënieve në rajon dhe në marrëdhëniet me Bosnjë e Hercegovinën, deklaroi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se nuk dëshiron t’i përgjigjet deklaratës së anëtarit të sapozgjedhur të Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq, se Kosova është shtet i pavarur.

I pyetur për koment për deklaratën e Komshiçit se për të Kosova është e pavarur dhe se do të ishte e mençur që BeH-ja ta pranojë, presidenti i Serbisë tha se nuk është i lumtur për këtë deklaratë, por nuk do të përdor çdo rast të përgjigjet, se ndonjëherë më mirë është diçka të heshtet.

“Serbia dëshiron bashkëpunim të mirë edhe me Bosnjë e Hercegovinën edhe me tre anëtarët e sapozgjedhur të Presidencës”, përsëriti Vuçiq.

Anëtari i zgjedhur i Presidencës së BeH-së nga radhët e popullit kroat, Zheljko Komshiq, deklaroi më herët se për të Kosova është shtet i pavarur, porse pas zgjedhjes së Milorad Dodikut për anëtar të Presidencës pak gjasa ka që BeH-ja edhe formalisht ta njohë pavarësinë e Kosovës. /AA/