` . Vuçiq: Një shtet i madh evropian kërkoi që Kosova të vendosë taksë ndaj Serbisë - TV-SHENJA

Vuçiq: Një shtet i madh evropian kërkoi që Kosova të vendosë taksë ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq beson se Kosova ishte e këshilluar të vendosë taksë ndaj mallrave serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se një fuqi e madhe evropiane ka kërkuar që Kosova të vendosë taksë ndaj mallrave serbe me synim që Serbia të detyrohet nga dalja e dialogut.

Dialogu, sipas Vuçiqit, në atë periudhë ishte duke shkuar drejt një zgjidhjeje kompromisi, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Kjo është bërë me qëllim që Serbia të thotë se do të dalë nga dialogu dhe të shkatërrohet çdo lloj plani që Serbia të fitojë diçka”, deklaroi Vuçiq.

Ai ka shtuar se ideja e korrigjimit të kufijve ka qenë temë diskutimi në dialog me të cilin edhe Serbia do të fitonte diçka.

“Unë nuk e kam ditur këtë menjëherë, tani i di të gjitha. Bëhet fjalë për një fuqi të madhe dhe shtet me ndikim”, theksoi ai. /