` . Vuçiq: Do të bashkëpunojmë me Prishtinën për rastin Ivanoviq – TV-SHENJA

Vuçiq: Do të bashkëpunojmë me Prishtinën për rastin Ivanoviq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se Beogradi ka një pasqyrë mbi vrasjen e udhëheqësit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci dhe Drejtësi” (SDP) Oliver Ivanoviq, por se duhet të pritet konfirmimi i informacionit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kemi një imazh, por nuk do të flasë asgjë zyrtarisht, të presim, por shpresoj se vrasësi do të kapet dhe ne do të bashkëpunojmë me Prishtinën rreth kësaj çështjeje”, tha Vuçiq.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq sot më herët deklaroi se Beogradi pret përkushtim të plotë në këtë rast dhe gjetjen e autorëve të krimit, “qoftë serb, shqiptar apo i huaj”.

Ai tha se Prishtina ka më shumë mundësi sepse është në terren dhe ka një pasqyrë më të madhe për rastin, pasi Beogradi nuk është lejuar të marrë pjesë në hetim, por të dhënat shkëmbehen.

Ivanoviq u vra më 16 janar përpara selisë së SDP-së në pjesën e Mitrovicës me shumicë serbe ndërsa dje janë arrestuar dy policë për manipulimin e provave nga terreni.