` . Vriten 5 ushtarë në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit - TV-SHENJA

Vriten 5 ushtarë në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit

Ushtria e Ukrainës thotë se luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës, kanë shënuar përshkallëzim.

Ushtria ka njoftuar sot se pesë pjesëtarë të saj janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, gjatë përleshjeve të reja me separatistët në rajonin Donbas.

“Për fat të keq, gjatë 24 orëve, pesë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur”, u tha gazetarëve zëdhënësi ushtarak, Oleksandr Motuzyanyk.

Luftëtarët e mbështetur nga Rusia e kanë akuzuar ushtrinë se i ka ndërmarrë dhjetëra sulme gjatë ditëve të fundit.

Të dy palët e akuzojnë njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit.

Postime të Ngjajshme