` . Vriten 22 ushtarë turq nga regjimi i Asadit në Idlib - TV-SHENJA

Vriten 22 ushtarë turq nga regjimi i Asadit në Idlib

Guvernatori i Hatay-it Rahmi Doğan, njoftoi se si pasojë e sulmit ajror të forcave të regjimit në Idlib ndaj elementeve të Forcave të Armatosura Turke (TSK) janë vrarë 22 ushtarë turq, raporton Anadolu Agency (AA).

Doğan iu përgjigj pyetjeve të AA-së në lidhje me sulmin ndaj TSK-së në Idlib, tha se është kryer nga forcat e regjimit.

“Forcat e regjimit në Idlib zhvilluan sulm ajror ndaj elementeve të TSK-së. Si pasojë e sulmit janë martirizuar 22 ushtarë turq. Nga sulmi në Idlib kemi të plagosur rëndë të cilët i kemi marrë në Turqi nga pika kufitare Cilvegözü, vazhdon trajtimi i tyre”, u shpreh ai.